Sot ka ndërruar jetë prof. Masar Nagavci
Profesor Nagavci ishte një ndër psikologët e parë shqiptar
Sot ka ndërruar jete një ndër Psikologët e parë Shqiptar, Prof Masar Nagavci. Prof. Nagavci lindi ne Gjakove me 1934. Shkollen fillore e kreu ne Peje, Normalen ne Prishtine, kurse Fakultetin Filozofik – grupin e Psikologjise ne Beograd, më 1959. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Filozofik në Degën e Psikologjise ne Zagreb, ku e mbrojti temen “Steriotipet etnike te femijeve ne mbarim te shkolles fillore”. Masar Nagavci se pari punoi si prof. ne Normalen e Prizrenit e te Prishtines, ku ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Ka punuar si psikolog në Prishtine. Kurse prej vitit 1967 u zgjodh si staf i rregullt ne Universitetin e Prishtines, Fakuktetin Filozofik, ku edhe ka sherbyer si Prodekan. Prof. Nagavci ka botuar 12 punime shkencore si autor dhe 5 tekste shkollore e doracake te perkthyer nga serbokroatishtja nga lemi i Psikologjisë./21Media