Sot kthehen mbetjet mortore të viktimave të masakrës së Rezallës të gjetura në Serbi
Sot pritet që mbetjet mortore të viktimave të masakrës së Rezallës të gjetura në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, të kthehen në Kosovë.
Me këtë rast kryeministri i Kosovë Albin Kurti do të bëjë homazhe në pikën kufitare me Serbinë, Merdar.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe dhe nderime para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë”, thuhet në njoftimin e , Zyrës për komunikim të Kryeministrisë
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.
Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1.600 persona./21Media