Arrestohet një person, falsifikoi dokumente zyrtare

Një burrë nga Podujeva është arrestuar dje nën dyshimin se i njëjti ka falsifikuar dokumente zyrtare.
Policia njofton se ka sekuestruar dëshmi të ndryshme në lokalin e të dyshuarit gjatë kontrollit.
“Pas hetimeve të zhvilluara njësiti për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne koordinim me prokurorinë themelore kanë realizuar  një operacion me ç’rast është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij janë sekuestruar dëshmi të ndryshme”, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /21Media 

Back to top button