Sot Kuvendi shqyrton buxhetin e Kosovës për vitin 2023

Buxheti mbi 3 miliardësh

Kuvendi i Kosovës, sot me fillim nga ora 10:00, do shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Redi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2023 është në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.
Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se ky është buxhet i zhvillimit të vendit, ndërsa opozita ka kritikuar qeverinë për buxhetin e vitit 2023./21Media

Back to top button