Sot mbahet seanca e parë e qeverisë së re

Pritet të bëhet emërimi i funksionarëve

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev brenda godinës së qeverisë ka realizuar takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samul Zhbogar.

Ndërkohë qeveria e re e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e parë qeveritare me fillim në ora 14:00. Nuk ka ndonjë informatë se çfarë do të jetë rend i ditës mirëpo sipas praktikës së deritashme në këtë seancë pritet të bëhet emërimi i funksionarëve qeveritar.

Sot duhet të zgjidhet edhe sekretari i ri gjeneral dhe drejtori i ri i shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta./21Media

Back to top button