Veseli: 30% rritje page për FSK-në

Veseli: Sa të jetë PDK-ja, Drenica do të ketë pushtet dhe fuqi

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë fushatës elektorale në Skenderaj tha se punëtorëve të sketorit publik do t’i rritet paga 30% duke përfshirë edhe pjestarët e FSK-së .

“Gjithashtu me Fillimin e Ri do të dyfishohet buxheti në sekrorin e bujqësisë. Do të fuqizohet gruaja në ndërmarrje. Do të përkrahet rinia e papunë, që ëdhe të kenë një vend të punës”, deklaroi Veseli.

Po ashtu kreu i PDK-së Kadri Veseli iu tha qytetarëve të Skenderajt se sa të jetë PDK, Drenica do të ketë pushtet e fuqi./21Media

Back to top button