Edhe një rund i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin

(Lajm i përditësuar)

Edhe një rund i pasuksesshëm në Bruksel për dinarin

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai.

Duke iu drejtuar mediave pas takimi, Petkoviq bëri të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një rund tjetër bisedimesh.

“Në anën tjetër, kemi Prishtinën, e cila ka ardhur në Bruksel pa komentuar idetë e BE-së dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të pajtohet për asgjë”, sipas tij.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takua ndaras me kryenegociatorin Petkoviq, dhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre.


Nis takimi Petkoviq – Lajçak

Ka nisur takimi mes kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në Bruksel ku do të diskutohet për çështjen e dinarit, raporton “N1”.


Sot mbahet takimi Bislimi-Petkoviq për “dinarin”

Në kuadër të përpjekjeve për ta zgjidhur çështjen e dinarit, kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë do të  takohen sërish në Bruksel, sot.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se rezultati i  takimit do të varet nga aftësia e palëve për të arritur një marrëveshje.

“Mund të konfirmoj se nesër pritet të ketë një takim tjetër të kryenegociatorëve në Bruksel për të gjetur një zgjidhje lidhur me dinarin. Rezultati si gjithmonë varet nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellw në mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje”, tha Stano.

Deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, thotë se zgjidhja e vetme për çështjen e dinarit është zbatimi i rregullores së Bankws Qendriore të Kosovës, duke thënë se nuk do të ketë kthim mbrapa për dinarin.

“Zgjidhje të re s’pres të ketë sespe zgjdihja e vetme është që duhet të zbatohet një plotëni rregullorja e BQK-së  dhe qeveria e mbështetë këtë rregullore….”, tha Korencia.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë pas takimit të fundit në Bruksel më katër prill,  kanë fajësuar njëri- tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Deputetja e LDK-së Rrezarta Kransniqi, pret që në takimin e radhës palët të arrijnë një marrëveshje për cështjen e dinarit, teksa kritikon qeverinë që këtë cështje e ka bërë temë të dialogut me Serbinë.

“Pres që të arrihet një zgjidhje…Nuk ish dashur të bëhet temë në dialog…kjo është shqetësuese Kjo duhet të zgjidhet brenda institucioneve të ksooëvs e jo në Bruskel”, tha Rrezarta Krasniqi-LDK.

Kritikave të opozitës për përfshirje të dinarit në kuadër të dialogut me Serbinë iu përgjigj deputeti, Korenica.

“Akuzat duhet ta kenë një bazë, në këtë akzuë të opozitës nuk ka bazë. Kjo është çështje e brendshme se ka ngrit Kosova këtë ëvshtje ne ivel të dialogut ka qenë pala tjetër që ë ka ngrit, kjo akuzë është shumë e ulët”, tha Visar Korenica-Vetëvendosje.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re, e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend./RTV21/21Media

Back to top button