Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve për Presidentin e Shqipërisë

Sot në Shqipëri do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku mes pozitës dhe opozitës do të diskutohet për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Mbledhja është paraparë të zhvillohet në orën 12:30.
Dje pasdite Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar bëri me dije se do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve, dhe në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma./21Media

Back to top button