Fytyrat publike që morën pjesë në dasmën e Marigonës dhe Robinit

Mbrëmë në Prishtinë modelja e njohur Marigona Krasniqi dhe kampion i boksit, Robin Krasniqi organizuan një ceremoni madhështore për dasmën e tyre.
Për ta kaluar ditën e tyre më të rëndësishme të jetës, Marigona dhe Robini veç familjarëve ftuan edhe fytyra të njohura publike, si nga sporti, politika dhe showbizi.
Të ftuar ishin edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri.

Alban Mehmeti, Meda, Shkurte Gashi, Afrim Muqiqi, janë disa prej emrave të njohur të showbizit shqiptar që ishin të ftuar. Madje ata u kujdesen edhe për atmosferën e ndejës.

Marigona në ditën e saj të rëndësishme kishte zgjedhur tre fustane përrallore./21Media

Back to top button