Sot mblidhet Kryesia e LDK-së

 

Sot do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Kjo është bërë e ditur në një postim në llogarinë e LDK-së në Facebook.

“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së kryetarit. Vetëm kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, ka njoftuar LDK-ja./21Media

Back to top button