Duriqi: Një hundë dhe disa dhëmbë të thyer nuk është që na frikësojnë

 

Gazetari Visar Duriqi, i cili mbrëmë është sulmuar fizikisht nga tre persona, ka thënë se është në gjendje stabile me shëndet.

Sa i përket sulmit ndaj tij, Duriqi është shprehur se ata që e sulmuan duhet ta dinë që një hundë dhe disa dhëmbë të thyer nuk e frikësojnë.

“Në pamundësi për me iu përgjigj të gjithë miqve që janë interesuar sot për mua, dhe ne pamundësi për t’i falënderuar të gjithë: Unë jam në gjendje stabile me shëndet. Sa i përket sulmit dhe tre personave që e kanë kryer atë mbrëmë pas mesnatës, ajo është çështje që i takon Policisë dhe Prokurorisë. Ata, deri tash po bëjnë çdo gjë që është e mundur me aq sa lejon ligji. Ata që e kanë porositur këtë sulm, e që për momentin ende nuk i di se kush janë, duhet ta din që një hundë dhe disa dhëmbë të thyer nuk është që na frikësojnë”, ka shkruar Duriqi në Facebook.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit, Visar Duriqi. AGK ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta ndriçojnë këtë rast./21Media

Back to top button