Sot mblidhet Kuvendi, opozita i përgjigjet me protesta

Mbledhja do të mbahet sot në orën 17:00

Ashtu siç bëri në seancën e së enjtes, shumica parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë ka gjetur një tjetër formë për të anashkaluar protestën e opozitës.

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur paraditen e sotme ka vendosur që seanca e kësaj të enjteje të zhvillohet sot në orën 17:00, duke evituar një përplasje të protestuesve me deputetët e mazhorancës.

Ndërkohë, burime nga PD bëjnë të ditur strukturave i është dërguar një mesazh urgjente, për të t’u organizuar për protestë në orën që do të zhvillohet Parlamenti.

“Sot ne oren 17 ka seance parlamentare. Merrni masa per prani maksimale te struktures ne oren 16 e  30 para Parlamenti! Ju lutem pjesemarrje..”, bëhet e ditur në mesazh.

Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe protesta e së enjtes nuk është anuluar, oranews.

Back to top button