Vazhdon shqiptimi i gjobave për taksitët ilegalë

Sipas Ahmetit, ky aksion do të vazhdojë deri në normalizimin e situates

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka njoftuar se është duke vazhduar shqiptimi i gjobave për taksitë ilegalë në kryeqytet.

Ai përmes një postimi në Facebook  ka theksuar se inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës po vazhdojnë me aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegale.

“Qe disa ditë, inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës është në aksion intenziv për të ndalur taksitë ilegale. Sot në disa pika statike dhe lëvizëse për ta lehtësuar komunikacionin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti ka theksuar se ky aksion do të vazhdojë deri në normalizimin e situates./21Media

Back to top button