Sot mbyllet autostrada “Arbën Xhaferi”

Autostrada mbyllet për shkak të disa punimeve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nga ora 9:00 deri 16:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autoudhës “Arbën Xhaferi”.

Sipas ministrisë, kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor, në këtë aks rrugor.

“Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas. MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Në muajin maj të vitit 2019 është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Pjesë e kësaj rruge është edhe ura më e gjatë në Ballkan, 5.7 kilometra e gjatë dhe e lartë 80 metra./21Media

Back to top button