Për shkak të punimeve të asfaltimit, Komuna e Prishtinës njoftoi se sot prej orës 08:00-15:00, një segment i rrugës “Agim Ramadani” do të jetë i mbyllur për trafik.

Saktësisht, do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Eqrem Qabej”.

“Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./21Media