Rekord i ri në Francë, raportohen mbi 7 mijë raste ditore me Covid-19

 

Franca ka regjistruar rritjen e saj më të madhe ditore të infeksioneve me koronavirus që nga marsi, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron ngriti mundësinë e një bllokimi tjetër në të gjithë vendin.

7 mijë e 379 raste u konfirmuan të premten, duke e çuar totalin e vendit në 267 mijë e 77 raste me Covid-19, transmeton rtv21.tv.

Ishte rreziku më i madh ditor që nga 31 mars, kur u shënuan 7 mijë e 578 raste.

Ministria e shëndetësisë tha se Franca po shënon një rritje “eksponenciale” të rasteve.

Megjithë rritjen e mprehtë, numri i të shëruarve dhe vdekjeve të përditshme ishte relativisht të qëndrueshme, pasi të rinjtë e prekur nga sëmundja përbëjnë shumicën e infeksioneve të reja.

20 persona të tjerë u konfirmua se kishin vdekur me Covid-19 të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Francë në 30 mijë e 596./21Media

Back to top button