Sot më ftohtë

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.

Back to top button