Ngjarjet e datës 28 dhjetor

Ngjarjet qe shenojne diten e sotme në vendin tonë

Presidenti Hashim Thaçi do të dekretojë ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

Gjykata Themelore e Gjakovës mban konference. (Gjykata Themelore në Gjakovë, ora 10:00)

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, vizitojnë Krushën e Vogël. (Kompleksi Memorial, Krushë e Vogël, ora 10:00)

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë mban konferencën për grevën e mjekëve, që po mbahet në të gjithë sektorin publik shëndetësor. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku do të diskutohet për ndërprerjen e energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:30)

Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2017”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:30)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportiv të Kosovës (SHGSK) do të organizojë për herë të dytë konferencën “Sporti dhe Media”, e cila do të zhvillohet në formë panelesh. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, vizitojnë Krushën e Madhe. (Kompleksi Memorial, Krushën e Madhe, ora 10:45)

Për nder të 28 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Kinematografisë, Kolegji AAB dhe KinoKlubi AAB, organizojnë ligjëratë me regjisorin e njohur, Isa Qosja. (Ambientet e Teatrit Kamertal AAB, ora 10:45)

Administrata Tatimore e Kosovës do të mbajë konferencë. (Zyra Qendrore e ATK-së, ora 11:00)

Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim organizon aksion simbolik. (Te Fakulteti Juridik, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencë, gjatë së cilës do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

Bëhet përurimi i hapësirave të rinovuara dhe pajisjeve të reja në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime. (Shtime, ora 11:00)

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin gjatë këtij viti, Grupi Parlamentar i LDK-së organizon koktejin me rastin e festave të fund vitit. (Hotel “Sirius”, ora 12:00)

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, vizitojnë Gjakovën. (Varrezat e Martirëve në Çabrat, ora 12:00) Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, vizitojnë Gjakovën. (Shtëpia Muze e Familjes Qerkezi, ora 12:30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mban konferencën e fundvitit. (Kabineti i ministrit, ora 13:00)

MMPH mban konferencë. (“Rilindja”, kati 17, ora 13:00)

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova mban konferencë, ku do të shpërndajë disa dhurata simbolike dhe mirënjohje në shenjë respekti për mediat. (Qendra “Orion”, ora 14:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala mban konferencën e fundvitit. (Objekti i MTI-së, ora 15:00)

Komuna e Fushë Kosovës organizon manifestimin e përzgjedhjes së më të mirëve për vitin 2018 në Krijimtari dhe Sport. (Motel “Ana Benz ” në Sllatinë të madhe, ora 17:00) Mbahet koncerti festiv në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 19:00)

Back to top button