Sot më pak raste të raportuara të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm dy raste të dhunës në familje.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, rastet e dhunës janë nga Fushë Kosova dhe nga Podujeva.
Është arrestuar një burrë nga Podujeva nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa, është arrestuar edhe një burrë nga Podujeva, pasi që i njëjti dyshohet se e ka kanosur nënën e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjatë 24 orëve paraprake në Kosovë janë shënuar shtatë raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës kanë qenë nga Kamenica, Malisheva, Gjakova, Vushtrria dhe Skenderaj./21Media

Back to top button