Sot mësohen dy çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

Gara më prestigjoze evropiane e futbollit në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të rikthehet sot në aksion me dy ndeshje mjaftë interesante nga të cilat edhe do të dalin dy çerekfinalistët e parë të kësaj gare.
Benfika do të ballafaqohet me Club Brugge në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Portugali. Vendasit e fituan ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe janë shumë afër kalimit në fazën tjetër.
Sfidë jashtëzakonisht interesante do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, aty ku Chelsea e pret Borussia Dortmundin. Ballafaqimi i parë i zhvilluar në Gjermani përfundoi me fitoren e gjermanëve me rezultat minimal 1-0, andaj gjithçka është e hapur sa i përket skuadrës që do të vazhdoj tutje.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.

Back to top button