Sot mot me diell

 

Instituti Hidrometeorologjik parashikon edhe sot mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës./21Media

Back to top button