Sot mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që për sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, kryesisht për rreth maleve.
Temperaturat do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë celsius.
Indeksi UV vazhdon të mbajë vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Back to top button