Sot mot me diell e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Vranësirat në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.

Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s./21Media

Back to top button