Sot mot me vranësira në vend

Sot në vend do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.
“Mëngjesi më i ftohtë dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike”, bëhet e ditur në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius./21Media

Back to top button