Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky udhëton për në ShBA, takohet me Biden

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot do të udhëtojë për në ShBA, ky është udhëtimi i parë i tij jashtë vendit që nga fillimi i luftës.
Zelensky do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe do t’i drejtohet Kongresit të mërkurën gjatë një vizite në Washington.
Zelensky do t’i bashkohet Bidenit në Shtëpinë e Bardhë për shpalljen e një “pakete të re të rëndësishme të ndihmës për sigurinë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Një zyrtar i lartë i administratës tha se paketa përfshin raketa të avancuara të mbrojtjes ajrore Patriot./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button