Sot në Prishtinë pritet të fillojnë punimet në disa segmente rrugore
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën (sot), në ora 09:00, do të fillojnë punimet për rishtresim asfaltik, të cilat do të zhvillohen vetëm gjatë fundjavave dhe pritet të përfundojnë deri më 01.06.2025.
Sipas njoftimit të kryeqytetit, segmentet rrugore që do të përfshihen janë: rruga “Enver Maloku”, nga udhëkryqi te salla “1 Tetori” deri te kthesa për në rrugën “Armend Daci” dhe rruga “Hilmi Rakovica”.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për çdo pengesë të përkohshme gjatë zhvillimit të punimeve dhe i ftojmë që të ndjekin udhëzimet në terren për lëvizje alternative”, thuhet në njoftmin e komunës.