Kaloni te përmbajtja kryesore

​Sot nis numërimi i votave në QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, do të filloj më 8 qershor, ku në disa komuna do të fillojë në ora 16:00 pasdite, ndërsa në komunat më të vogla në ora 9:00 të mëngjesit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, do të filloj më 8 qershor, ku në disa komuna do të fillojë në ora 16:00 pasdite, ndërsa në komunat më të vogla në ora 9:00 të mëngjesit.

Aty pritet të rikonfirmohen votat për subjektet politike, si dhe votat për deputetë, proces ky i cili pritet të zgjasë disa ditë.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohet votat e diasporës, me postë, me votim në përfaqësi diplomatike, votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Rezultati përfundimtar do të jepet pasi që të numërohet votat e diasporës, me postë dhe me votimin në përfaqësi diplomatike. Po ashtu edhe votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe pas numërimit të të gjitha votave do të jepet rezultati përfundimtarë. Nga nesër do të filloj numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, nuk do të filloj në të gjithat në mëngjesin e së nesërmes, në disa komuna do të filloj numërimi në ora 16:00 pasdite, për shkak se materiali do të grumbullohet gjatë tërë natës sonte dhe me qëllim që t’i japim mundësi ekipeve të numërimit që të pushojnë dhe KKZ që të ketë mundësi të involvohet në proces të numërimit. Në komunat më të vogla, numërimi do të filloj nga ora 9:00 e mëngjesit”, tha Radoniqi.

Radoniqi ka bërë të ditur se pas pranimit të materialit do të verifikohen të gjitha kutitë e votimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button