Sot nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Më 18 gusht do të bëhet hapja solemne e Seminarit të 43-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Sipas njoftimit, hapja e seminarit do të bëhet nga ora 11:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë.
Punimet e këtij edicioni do të zgjasin deri më 29 gusht 2025, dhe do të mbahen në sallën ‘Idriz Ajeti’ të Fakultetit të Filologjisë, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, raporton KosovaPress.
Në këtë seminar marrin pjesë studiues dhe albanologë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, të cilët do të paraqesin punimet e tyre shkencore dhe do të diskutojnë mbi zhvillimet më të fundit në gjuhësi, letërsi dhe kulturë shqiptare.
Në përmbyllje të seminarit edhe sesioni shkencor, me këto tema; zhvillime aktuale lidhur me leksikun e shqipes, shqipja në rrjetet sociale, postmodernizmi në letërsinë shqipe. Programi i Seminarit përfshin: kurse intensive të mësimit të gjuhës shqipe në tri nivele, ligjërata të specializuara për gjuhësinë dhe letërsinë, referime shkencore nga studiues vendorë dhe ndërkombëtarë, program kulturor për pjesëmarrësit – vizita në vende historike, aktivitete kulturore dhe njohje me trashëgiminë shqiptare.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?