Sot nisin homazhet për ish-presidentin Bush

George H.W Bush ka vdekur mbrëmjen e së premtes, në shtëpinë e tij në Teksas

Trupi i ish-presidentit të SHBA-së, George H.W. Bush do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Kongresit sonte në mbrëmje, ku amerikanët do të nderojnë jetën e presidentit të 41-të të vendit. Ndërtesa do të jetë e hapur për personalitete dhe publikun që do të tregojnë respektin e tyre deri të mërkurën, dhe vizitorët do të kalojnë para arkivolit të ish-presidentit Bush.

Funeralet shtetërore mbahen tradicionalisht për presidentët e tanishëm ose të mëparshëm dhe zyrtarë të tjerë të caktuar nga presidenti. Funerali shtetëror është një ngjarje dhjetë-ditore dhe përbëhet nga tri faza: ceremonitë brenda shtetit ku zyrtari ka banuar, ceremonitë brenda Uashingtonit, dhe ceremonitë në shtetin në të cilin individi ka zgjedhur për t’u varrosur.

George H.W Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare në Teksas, në shtëpinë e tij, mbrëmjen e së premtes. Ai kishte qenë presidenti i 41-të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989-1993, pasi kishte shërbyer dy mandate si zëvendës president i Ronald Regan. Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare.

Back to top button