Marsh protestues në mbrojtje të fjalës së lirë

“Ndalni sulmet ndaj gazetarëve!;Mos e vritni lirinë e shprehjes!”

Asambleistët e Kuvendit komunal nga opozita në Lipjan sot do të mbajnë një marsh protestues paqësor në mbrojtje të fjalës së lirë dhe sulmit ndaj gazetarëve, që sipas tyre po i bënë ekzekutivi i komunës së Lipjanit.

Marshi do të ketë këto moto ‘Ndalni sulmet ndaj gazetarëve!;Mos e vritni lirinë e shprehjes!; Shkruaj, mos u frikëso!;Ndëshkimi vret lirinë e shprehjes!;Jemi shtet demokratik!’

Marshi po organizohet pas rastit të Agim Ademit, gazetar i Kohës Ditore, i cili thotë se ëshë kërcënuar nga drejtori i Administratës në këtë komunë.

Për këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se e dënon kërcënimin dhe gjuhën banale të zyrtarit, Avni Olluri, drejtor i Administratës në Komunën e Lipjanit, ndaj gazetarit të “Kohës Ditore”, Agim Ademi.

AGK me shqetësim e ka pranuar një incizim telefonik, në të cilin Olluri e kërcënon gazetarin duke i kërkuar të mos merret me të.

Back to top button