Sot përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë

Sot përfundon afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtarë të Kosovës.

Deri më tani 6 mijë e 325 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka dhënë statistikat e konvertimit të patentë shoferëve nëpër komuna veç e veç.

Në komunën e Leposaviqit 1 mijë e 994 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 536 patentë shoferë.

Në Zubin Potok janë konvertuar 940 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 154 qytetarë.

Nga statistikat del se veç 215 qytetarë në Graçanicë i kanë konvertuar patentë shoferët nga ata serb në atë të Kosovës.

Nëse deri në këtë periudhë nuk përfundon ky proces tërësisht, përdoruesit e patentave ilegale, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro./21Media

Back to top button