Sot përfundon Superliga e Kosovës në futboll

Do të zhvillohen sot ndeshjet e xhiros së 36 dhe të fundit në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin garues 2022-23.

Kmapioni, nënkampioni dhe skuadrat që marrin pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm tashmë janë të përcaktuara.

Ballkani është kampion për herë të dytë radhazi, Drita nënkampion kurse Gjilani si skuadra e tretë do të luajë sezonin e ardhshëm në garat evropiane.

Vëmendja kryesore do të jetë tek skuadra e fundit të tabelës me Ferizajn dhe Trepçën ’89 që janë në luftë për t’i ikur rënies në Ligën e Parë.

Ferizaj ka 38 pikë më vendin e tetë dhe ballafaqohet sot me Dukagjinin, kurse Trepça ’89 ka një pikë më pak në vendin nëntë dhe luan sot kundër Prishtinës.

Këto janë të gjitha ndeshjet:

Trepça ’89-Prishtina

Malisheva-Llapi

Gjilani-Ballkani

Ferizaj-Dukagjini

Drenica-Drita

Të gjitha ballafaqimet nisin nga ora 15:00.

Back to top button