Sot përurohet skulptura e Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Në Ditën e Çlirimit të Komunës së Skenderajt sot do të zbulohet skulptura e 7-vjeçari, Leotrim Ahmeti, i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fadil Nura, kryetar i kësaj komune përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar “Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit”.

Edhe skulptori që ka bërë këtë vepër artistike, Sabri Behramaj tha se nga ora 13:30 do të përurohet kjo shtatore.

“Të nderuar liridashës, miq, artistë dhe artdashës, më datë 18 në ora 13:30 jeni të ftuar të merrni pjesë në përurimin e shtatores së Leotrim Ahmetit në qytetin e Skenderajt”, ka shkruar Behramaj.

Back to top button