Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot moti me reshje shiu dhe bore

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët me temperatura nga -5 gradë Celsius deri në 7 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, priten po ashtu reshje shiu e bore.

“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm. Në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fundjava parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button