Sot pritet të emërohet kryeministri i ri i Francës

Sot gjatë ditës pritet të emërohet kryeministri i ri i Francës pasi që kryeministrja e Francës, Élisabeth Borne, dha dorëheqje të hënën pas disa ditësh spekulimesh për një riorganizim të afërt të qeverisë.

Në letrën e saj të dorëheqjes, Borne tha se ishte “më e nevojshme se kurrë për të vazhduar reformat” që po ndiqen nga qeveria.

“Doja t’ju tregoja se sa e pasionuar kam qenë për këtë mision”, shkruan ajo, duke shtuar se “udhëhiqej nga shqetësimi i vazhdueshëm që ndajmë, për të arritur rezultate të shpejta dhe të prekshme për bashkëqytetarët tanë”.

Ministri i Arsimit, Gabriel Attal është konsideruar si një nga kandidët kryesor për t’u bërë kryeministr i ardhshëm i Francës, raportojnë mediat e huaja, transmeton rtv21.tv.

Attal është një politikan që i ka shërbyer tashmë në një sërë rolesh, duke përfshirë zëdhënësin e qeverisë dhe ministrin e llogarive publike.

Në fillim të karrierës së tij, Attal ishte anëtar i partisë Socialiste, por më vonë iu bashkua partisë qendrore të Emmanuel Macron, e njohur tani si Rilindja.

Nëse do të emërohet për këtë rol, Attal do të bëhet kryeministri më i ri dhe i pari homoseksual i Francës./21Media

Back to top button