Sot pritet të vijnë në Kosovë 53.200 vaksina antiCOVID

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se sot në Kosovë pritet të vijnë edhe 53.200 vaksina antiCOVID, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët të vaksionohen.
“E sot pritet të vijnë edhe 53.200 vaksina. Prandaj i dashur qytetarë merre vaksinën, mbaje maskën, distanën e higjienën. Bashkë ia dalim”, ka thënë Kurti në një video që është postuar në faqen e Qeverisë së Kosovës në Facebook. Sistemi për aplikimin për termin për të marrë vaksinën ende është i mbyllur por, Ministri i Shëndetësisë Arben Vita ka thënë se sistemi hapet sapo që vaksinat të mbërrijnë në Kosovë.
Kujtojmë që nga sot kanë hy në fuqi masat  e ashpërsuara antiCOVID19,  dhe për të siguruar që këto masa të respektohen, Kurti  tha se do të gjashtëfishohet numri i inspektorëve. “Sot do të gjashtëfishkohet numri i inspektorëve, duke shtuar edhe 85 tjerë. Njësitë përgjegjëse janë në terren”, tha ai,

Ndërkohë është rritur edhe numri i të spitalizuarve, Kurti tha se më këtë rast kanë rritur edhe numrin  e shtretërve në mbi 1600. “Oksigjenimi qendror është shtrirë në spitalet rajonale”, tha Kurti. Sipas raportt të ditës së stome në kuadër të tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 1250 pacientë, 1142 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1062 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.
Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë  e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 20 persona. Numri total i viktimave nga Covid-19 që nga viti i kaluar është 2 mijë e 457./21Media 
Back to top button