Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Dardan Molliqaj, këtë të shtune duke filluar nga ora 14:00 do të mbajë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Molliqaj i ka ftuar edhe partitë opozitare që janë në Kuvendin e Kosovës, por të njëjtat kanë konfirmuar që nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, por kanë thënë se e mbështesin.
Kujtojmë se protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend u mbajt edhe tri ditë më parë. Protestuesit me sloganet ”asnjë cent më shumë”, i bënin thirrje Qeverisë për mosshtrenjtim të rrymës.
Ndryshe, PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk janë organizatorë të protestës dhe se nuk do të marrin pjesë në protestë./21Media

Back to top button