Sot publikohen rezultate përfundimtar të rrethit të parë të zgjedhjeve
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do t’i publikojë rezultate përfundimtare nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor në Maqedoninë e Veriut.
Pritet që kryetar i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski në seancë zyrtarisht t’i kumtojë komunat në të cilat do të votohet në rrethin e dytë që do të mbahet më 31 tetor.
Personat e pafuqishëm dhe të sëmurë të cilët duan të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten në komisionet zgjedhore komunale deri në mbrëmje në mesnatë (23 tetor), kurse të drejtën e votës në shtëpitë e tyre do të mund ta shfrytëzojnë dhe të sëmurët dhe të pafuqishmit të cilët tashmë janë paraqitur në rrethin e parë të zgjedhjeve.
Afati për paraqitje për votim në rrethin e dytë të zgjedhjeve të personave me Kovid-19 dhe në izolim skadon më 25 tetor.
Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, persona e sëmurë me Kovid-19 dhe në izolim si dhe të burgosurit, personat në paraburgim dhe në shtëpitë e të moshuarve votojnë një ditë para zgjedhjeve, më 30 tetor./TV21