“Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet!”

Pasi që nuk u miratua tërheqja e mjeteve nga Trusti, Grupi parlamentar i AAK-së shprehu zhgënjim, duke thënë se sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet!
Përmes një komunikate për media, AAK-ja ka thënë se varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare.
“Sot, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike. AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës./21Media

Back to top button