Mustafa: Bllokuesi i vizave nuk është vetëm Macron, është edhe Vjosa Osmani

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që u mbajt sot në Bruksel. Ai në një postim në “Facebook”, tha se presidenti francez, Emmanuel Macron nuk është i vetmi që e bllokon procesin e liberalizimit, pasi sipas tij, bllokues është edhe presidentja, Vjosa Osmani.
“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”, ka shkruar Mustafa.
Ai akuzoi Osmanin, Kurtin, Shpejtim Bulliqin e ‘piromanët e tyre’ që në vitin 2015 dhe 2016 e penguan ratifikimin si kusht të liberalizimit, ‘duke shpikur të pavërteta’./21Media

 

Back to top button