Sot shpallen rezultatet përfundimtare për kryetar të Dragashit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën, në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Dragashit.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka informuar se mbledhja e KQZ-së do të fillojë në orën 10:00.
Ndryshe, më 14 dhjetor në QNR ka përfunduar numërimi i votave me postë nga diaspora për balotazhin për kryetar të Dragashit. Kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ka marrë 470 vota, dukshëm më shumë se kandidati i PDK-së Shaban Shabani. Ky i fundit ka marrë 173 vota. Votimi përmes postës ka filluar më 29 nëntor dhe ka përfunduar më 13 dhjetor.
KQZ-ja ka pranuar 380 pako të supozuara me fletëvotime, me 696 zarfe të individualizuara, që pas numërimit janë pranuar 647 pako me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 49 zarfe pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore.
Votat e diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit kanë ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në Dragash. Pas numërimit të tyre i pari në garë kishte dalur Bexhet Xheladini nga LDK-ja, ndërsa me vota të rregullta kishte fituar kandidati i PDK-së, Shaban Shabani./21Media