Sot shpallet trajneri dhe futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA
Sot nga ora 19:00 pritet të shpallet trajneri dhe futbollisti i vitit nga FIFA.
Për emrin e trajneri të vitit në garë janë, Pep Guardiola (Manchester City) që sezonin e kaluar u shpall kampion i Anglisë. Edhe sivjet ekipi i tij shihet si kandidat kryesor për të marrë titullin e kampionit.
Po ashtu në garë janë edhe trajneri i Italisë, Roberto Mancini që arriti të shpallej kampion i Evropës, dhe trajneri i Chelsea-s, Tomas Thuchel që fitoi Ligën e Kampionëve.
Ndërsa në garë për futbollistin e vitit janë: Roberto Lewandowski (Bayern Munich) që edhe pse pati një sezon fantastik nuk arriti që të merrte Topin e Artë. Në garë po ashtu janë edhe Messi (PSG), fituesi i fundit i Topit të Artë dhe Mohamed Salah që po kalon në një formë të jashtëzakonshme te Liverpool.
Shpallja do të bëhet në një ceremoni që pritet të organizohet në Zurich. /21Media
It’s Team of the Year time.⁰
8️⃣0️⃣ nominees, one Ultimate XI decided by you.
⁰Back the best. 🗳 Vote Now 👉 https://t.co/NYTCnqvYW1#TOTY pic.twitter.com/X7EonIq6LG— EA SPORTS FIFA (@EASPORTSFIFA) January 10, 2022