Sot takohen partnerët e koalicionit

 

Kryeministri Avdullah Hoti do të takoj sot partnerët e tij të koalicionit, liderin e AAK-së, LDK-së dhe atë të Nismës Socialdemokrate.

Për takimin, i cili është paralajmëruar të mbahet të enjten pasdite, është bërë e ditur nga konfirmimi i pjesëmarrjes së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi pritet të mbahet në orën 14:00, ndërsa ende nuk dihen temat që do të diskutohen në këtë takim.

Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Back to top button