13 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Pejë

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë shëruar 6 pacientë.

Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me Covid-19, ku prej tyre 38 janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

196 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2 mijë e 567 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 104 shërbime radiologjike, dhe prej tyre 77 rëntgena, 19 EHO dhe 8 CT-ja./21Media

Back to top button