Sot takohet grupi i Kosovës me të Serbisë, diskutohet për targat

Sot do mbahet takimi ndërmjet grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë  për të diskutuar opsionet për zgjidhjen e përhershme të çështjes së targave të automjeteve.
Ditë më parë për portalin rtv21.tv Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim.
Marrëveshja e Brukselit e arritur së fundi e cila zhbllokoi situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve./21Media

Back to top button