Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ka treguar se mbrotja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër primaret e panegociueshme si dhe është obligim institucional e shoqëror për avancimin e lirisë së vendit.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, ku ai tutje ka theksuar se ”Sot të gjithë jemi gazetarë! Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë. Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar”.

Kujtojmë që, 3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale./21Media

Sot të gjithë jemi gazetarë!

Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, May 3, 2021