Sot varroset Adem Qorri, kosovari që shpëtoi 6 vjeçarin në Florida

Në fund të muajit mars Adem Qorri nga Drenasi vdiq në Florida deri sa po shpëtonte jetën e një fëmije 6 vjeçar.

Për shkak të procedurave,trupi i pajetë i Adem Qorrit ka arritur tek sot në Kosovë. Familjarët për portalin rtv21.tv kanë bërë të ditur se i ndjeri varroset të shtunën në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Drenasit.

Adem Qorri 40 vjeçar në Amerikë kishte shkuar si refugjat nga konflikti ballkanik në fund të viteve ’90-ta.

Qorri ishte pronar i një salloni për rregullimin e automjeteve në New Port Richey./21Media

Back to top button