Sot varroset mërgimtari nga Podujeva që vdiq në Kroaci

Sot do të bëhet varrimi i Sevdail RRustemit, i cili vdiq në aksidentin që ndodhi në Kroaci.
Varrimi i Rrustemit do të bëhet në orën 18:00 në fshatin Pakashticë e Epërme, të komunës së Podujevës.

Në mëngjesin e së dielës (25.07.2021) një autobus nga Kosova u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa u lënduan dhjetëra të tjerë.
Mbrëmë në Kosovë arritën 27 bashkatdhetarë, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Ndërsa, sot arritën trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksident, trupat e të cilëve pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim. Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme./21Media

Back to top button