Dyshohet se e dhunoi një të mitur, 30 ditë paraburgim ndaj Sh.B

Gjykata Themelore në Gjilan sot ka informuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. B për veprën penale “Dhunim”.
Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.07.2021, rreth orës 01:20 minuta, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në Motelin ”Malibu” që gjendet skaj rrugës Viti – Kllokot. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke e konsideruar si të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës.”, u bë e ditur në komunikatën e gjykatës./21Media

Back to top button