Sot vazhdon marrja në pyetje e të dyshuarve në rastin ‘Talir’

I dyshuari i parë është Nikolla Gruevski

Sot në Prokurorinë Publike Speciale të Maqedonisë duhet të vazhdojë marrja në pyetje e të dyshuarve në rastin “Talir”, që ka të bëjë me financim të paligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE.
I dyshuari i parë është Nikolla Gruevski, i cili të premten nuk u paraqit në gjykatë sepse nuk kishte marrë ftesë të rregullt.

Ndryshe, javën e kaluar për rastin “Talir” në PPS janë paraqitur sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri teknik, Emil Dimitriev, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova, si dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska- Remenski./21Media

Back to top button